Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Partizani, Starton pjesa e dytë në Gjirokastër

Po luhet në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Partizanit e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me objektiva të përmbushura, teksa kryeqytetasit u shpallën kampion të Shqipërisë, ndërkohë që gjirokastritët arritën të siguronin mbijetesën.

Të dy trajnerët vijnë në këtë përballje me ndryshime të shumta në formacion. Trajneri Gega nuk do të ketë në dispozicion plot 11 lojtarë, teksa iu ka besuar futbollistëve të rinj, ndërkohë që edhe Mihajloviç vjen në këtë sfidë pa shumë titullarë.

LUFTËTARI-PARTIZANI 1-0

Hanti 10′

KOMENTI LIVE: 

46′ Zëvendësim i dytë te Partizani, trajneri Gega hedh në fushë Alesia Kolonjën, largohet i riu Dushaj.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Sërish Luftëtari në kërkim të golit, Fili hyn bukur brenda zonës dhe gjuan me të djathtën, por grushton portieri Xhika.

37′ Pranë golit të dytë Partizani me Filin dhe Hantin, por futbollistët nuk merren vesh me njëri-tjetrin, duke mos arritur të shtyjnë topi në rrjetë, nga shumë pranë vijës fatale.

35′ Zëvendësim i detyrar te Partizani, largohet nga fusha Jasir Asani i dëmtuar, vendin e tij e zë i riu Çela.

32′ Çinari shkrkon të majtën nga afro 30 metra, gjuajtja e futbollistit shkodran, prek pak traversën dhe përfundon jashtë.

27′ Rrezikshëm Partizani me Jasir Asanin, i cili gjuan me të majtën nga brenda zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

21′ Realdo Fili lëshon një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën. Pranë golit të dytë Luftëtari.

18′ Partizani provon të kundërpërgjigjet me Jasir Asanin, që harkon një top drejt zonës, por largojnë mbrojtësit e Luftëtarit.

10′ GOOOOL LUFTËTARI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Pas një aksioni model, Hanti nuk fal brenda zonës, teksa me të djathtë e ka dërguar topin në cepin e portës të mbrojtur nga Xhika. 

8′ Tjetër mundësi e rrezikshme për Luftëtarin, Rapo provon me të majtën, por grushton gardiani i Partizanit.

7′ Pranë golit Luftëtari me Filin. Sulmuesi merr një asist fantastik, del i vetëm me portierin Xhika, por gabon shënjeshtrën, duke e dërguar topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

1′ Ka nisur sfida.

Related posts

“I VETMI NË RADHËT E ROMËS QË LUAN…”/ Vlerësimet e medias italiane, Kumbulla më i miri në fushë

Delo.autor

I SHPËTOI USHTRISË/ Son shkon në stërvitjen e Tottenham me medaljen e artë

F.autor

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Nis pjesa e dytë, skuadrat në kërkim të fitores (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment