Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DEBUTIM I HIDHUR ME GREQINË NË KUALIFIKUESE/ Durmishaj mundet në stadiumin e triumfit “kuqezi”

Futbollisti kishte zgjedhur Greqinë dhe u bë pjesë e përfaqësueses së fqinjëve që në ndeshjet e muajit mars. Por ai nuk arriti të zbriste në fushë për asnjë minutë në sfidat e Greqisë në kualifikueset e Europianit e kësisoj ky debutim u shty për në qershor, edhe pse në muajt e fundit ai bëri pakgjë me Panionios për të merituar ftesën e radhës nga Greqia.

Durmishaj sot e nisi nga stoli ndeshjen miqësore që Greqia zhvilloi ndaj Turqisë, një test i kërkuar nga rivalët e Shqipërisë në grupin e Euro 2020 për të parë se çfarë forme po kalonin para dueleve të radhës në eliminatore. Sulmuesi u aktivizua vetëm në minutën e 75-të të duelit, por nuk mundi të evitonte humbjen 2-1 të përfaqësueses greke në këtë ndeshje që u zhvillua në stadiumin e Antalias, pikërisht aty ku në vitin 2017 kuqezinjtë e drejtuar asokohe nga Panuçi fitonin 3-2.

Related posts

Perin: Do të ishte kënaqësi që të luaja me këtë klub të madh…

Sadik.Autor

Shpërthen presidenti i Arabisë: Disa futbollistë do të dënohen, dhanë vetëm 5 %

Sadik.Autor

MBI SEZONIN E RI TË SERIE A/ Trajneri Crespo: Juventus favorite, por kujdes nga surpriza…

Delo.autor

Leave a Comment