Champions League Futboll Sport

ANGLEZËT “PUSHTOJNË” MADRIDIN/ Mbi 100 mijë tifozë për finalen e Championsit

Nesër në mbrëmje do të luhet finalja e shumëpritur mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, e cila do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”.

Kjo është hera e dytë në histori që përsëritet një finale britanike, pas asaj të vitit 2008 mes Chelseat dhe Manchester United.

Madridi do të jetë në qendrën e vëmendjes mbrëmjen e nesërme, ndërsa kryeqyteti spanjoll do të pushtohet nga tifozeria angleze.

Mendohet se mbi 100 mijë anglezë do të zbarkojnë në Spanjë për finalen e madhe, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë.

Ndërkohë, edhe forcat e policisë në Spanjë janë në detyrë teksa 4.700 forca policie do të jenë të angazhuara për të shmangur incidentet, teksa në ndihmë do t’iu vijnë edhe dronët.

Related posts

E KAP TRANSMETIMI DIREKT/ Tifozi i Bayern Munich konsumon kokainë gjatë ndeshjes së Champions League

F.autor

DERBI ME TIRANËN/ Gega: Derbi ka specifikën e vet, por parësore janë objektivat

Isa.Autor

Del e vërteta/ Dëmtimi ”i çuditshëm” i Marcelos, shkak bëhet…. dysheku

Isa.Autor

Leave a Comment