Albanian Stars Futboll Seria A

E bujshme/ Napoli do mbrojtësin shqiptar për Champions League

Në Serie A mund të shtohet një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare njofton

Pas Elseid Hysajt, Napoli mund të marrë një tjetër lojtar kuqezi. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Frederik Veseli. 25-vjeçari që luan në Serie B tek Empoli është vënë nën vëzhgimin e drejtuesve napolitanë.

Napoli do të mundohet të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, për të transferuar në “San Paolo” mbrojtësin shqiptar.

Veseli që më parë ka luajtur në Angli me dy ekipet e Manchesterit, United dhe Cityn, në Serie B ka zhvilluar 19 ndeshje si titullar me Empolin, në 23 javë kampionat.

Napoli e pëlqen shqiptarin  për faktin se ai mund të luajë jo vetëm në mbrojtje, por edhe në mesfushë, ndaj e do patjetër për sezonin e ardhshëm, ku pritet të marrë pjesë në Champions League.

Related posts

REJA “PËRZIEN” KARTAT/ Ndryshime në listën kuqezi. Çekiçi kthehet me gol në kombëtare

Delo.autor

Goal.com: Edon Zhegrova, supertalenti nga Kosova që ëndërron Barcelonën

Q.Autor

MBYLL AVENTURËN PAS NJË SEZONI/ Lichtsteiner nuk gjen rehat tek Arsenali, në verë “me valixhet në duar” për tek…

Delo.autor

Leave a Comment