Futboll La Liga Sport

AKSIDENTI I TMERRSHËM/ Ish-portieri i Valencias shkakton polemika: Reyes nuk e meriton të nderohet si “hero”…

Vdekja e José Antonio Reyes në një aksident të tmerrshëm ka tronditur gjithë botën e futbollit. Ish-lojtari i Real Madrid, Arsenal dhe Sevilla u kujtua edhe përpara finales së Ligës së Kampionëve, por ka edhe nga ata që shkojnë kundër rrymës. Santiago Canizares, një ish-portier i Valencias, shkroi një mesazh në Twitter që shkaktoi disa polemika: “Shpejtësia është një veprim i dënueshëm – shkruante Canizares – Në incident ka pasur edhe viktima të tjera përveç shoferit. Reyes nuk meriton të nderohet si hero, por kjo nuk do të thotë që nuk më vjen keq për atë që ndodhi dhe nuk lutem për shpirtrat e tyre “.

Një publikim ky që njerëzve nuk u pëlqeu aspak, aq shumë saqë ish-portieri u detyrua më pas të qartësonte pozicionin e tij për atë që ndodhi dhe për vdekjen e lojtarit: “Ndoshta nuk e kam shpjeguar veten mirë – shtoi ai – Sigurisht që meriton një haraç për karrierën e tij dhe për atë që ai i dha futbollit “.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Lukaku ishte shumë i rëndë për Manchester United, ja shkaku

Delo.autor

LIDHJA E DASHURISË ME AMIR RRAHMANIN/ Moderatorja shqiptare zbulon “gabimin” që solli ndarjen

Delo.autor

“Rusi 2018″/ Sy e veshë nga Botërori, ja tre supersfidat që do të luhen ditën e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment