Futboll Premier League Sport

Chelsea gati të paguajë 150 milionë euro për yllin e Realit

Chelsea që mesa duket nuk do jetë në Champions League sezonin e ardhshëm, po fillon të mendojë që tani për lojtarët cilësorë që mund ta kthejnë edhe njëherë në majën e futbollit evropian. Edhe pse e ardhmja e Conte-s në krye të stolit londinez është e pasigurtë, përflitet se klubi ka paraqitur një ofertë për mesfushorin e talentuar të Real Madridit, spanjollin Marcos Asensio. Lojtari i kombëtares spanjolle thuhet se është i preferuari i pronarit të Chelsea-t, Roman Abramovich.

Sipas asaj që raporton portali spanjoll Diario Gol, Reali ka filluar të shqetësohet nga kjo situatë, pasi edhe lojtari nuk është i kënaqur nga trajtimi në Madrid. Chelsea i ka bërë të ditur Asensio-s se janë gati ti dyfishojnë pagën në 4.5 milionë euro dhe janë të gatshëm të shpenzojnë 150 milionë euro për ta transferuar talentin në Londër.

Drejtuesit e Reali-t besojnë shumë te spanjolli dhe nuk e imagjinojnë dot faktin se ai mund të luajë me ndonjë ekip tjetër. Asensio nga ana tjetër i ka paraqitur drejtuesve të Realit dy kushte në mënyrë që të vazhdojë të luajë në Madrid. Kushti i parë është që ti sigurohet se do ketë më shumë mundësi aktivizimi dhe të jetë lojtar kyç.

Mesfushori spanjoll gjithashtu kërkon rritje page, jo aq sa i ofron Chelsea por një pagë që i korrespondon aftësive të tij.  Fjala e fundit i mbetet Perez-it.

Related posts

Gabigol: Do të kthehem shpejtë në Inter

Q.Autor

“JAM I BEFASUAR”/ Pirlo flet për përjashtimin e Bonuccit nga Juventus

F.autor

“AI ËSHTË NJË DJALË I VEÇANTË”/ Trajneri Lemmens e akuzon Real Madridin se s’po e trajton mirë Courtoisin

Delo.autor

Leave a Comment