Futboll La Liga

Zyrtare: Barcelona transferon mesfushorin e Arsenalit

Barcelona edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin anglez të Arsenalit, Marcus McGuane
Marcus McGuane edhe zyrtarisht është larguar nga Arsenal për të kaluar te lideri i La Ligas, Barcelona.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, ndërsa lojtari tashmë ka pozuar me fanellën e skuadrës katalonase.

“Marcus McGuane ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet Barcelonës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Arsenalit.

Anglezi këtë sezon kishte luajtur dy ndeshje për ekipin e parë të Arsenalit në Europa League, ndërsa pjesën e mbetur të këtij sezoni do të luajë për Barcelona B.

Related posts

HUMBJA TURPËRUESE/ Solskjaer drejt largimit, shtypi anglez zgjedh zëvendësuesin. Tre emra në garë

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË FUSHËN ESTONISË/ Shkëndija hedh hapin e sigurt drejt kualifikimit (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY KAMPION/ Mesfushori Gundogan thumbon rivalët e “Djajve të Kuq”: Do të kisha preferuar të…

Delo.autor

Leave a Comment