Futboll Sport

Pistë e re për Gurin, Gjicit i ofrohen 3 mundësi të reja

Sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, është lojtari më i pëlqyer i Superiores për momentin. Lojtari ka shënuar 16 gola deri tani në Superiores duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit tonë. Në vend të dytë ndodhet sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe me 14 rrjeta të shënuar. Guri ka arritur një formë mjaft të mirë dhe ka fituar shumë besim. Ai ka tërhequr interesin e shumë klubeve rreth vetes dhe duket se kjo verë do ta shtyjë drejt një kampionati më të madh. Presidenti Safet Gjici ka hapur arkën e klubit dhe po shpreson që ajo të mbushet plot. Numri një i klubit shpreson që të përfitojë diku te 1 milion euro, por kjo shifër duket goxha e ekzagjeruar për një futbollist të Superiores, pavarësisht golave që mund të ketë shënuar. Rasti i Caleb Ekubanit me ekipin e Leeds-it është shembulli më i qartë. Ai u largua si “ylli i skuadrës”, por në fund po kritikohet shumë nga tifozët anglezë.

Eduasportin.com ka zbuluar me burime pranë klubit verilindor se një menaxher që përfaqëson një kompani menaxheriale i është ofruar kampionëve të Shqipërisë dhe presidentit Gjici për të shitur lojtarin. Ai kërkon mandatin e lojtarit për ta shitur jashtë vendit. Të njëjtat burime saktësojnë se menaxheri i ka ofruar Gjicit 3 pista kryesore.
Ai mund ta transferojë shkodranin në Angli, Gjermani, pista të njohura për të, ndërsa së fundmi ka dalë në skenë dhe pista e Turqisë. Kampionati turk mund të jetë i përshtatshëm për futbollistin duke qenë se nuk ka nivelin e atij Gjerman, plus që përshtatja nuk do të jetë dhe aq e vështirë.

Futbollisti 24-vjeçar ka dëshirë të largohet nga kampionati shqiptar dhe po studion tregun dhe mundësitë që ka. Ai nuk do që të jetë në Shqipëri dhe vitin tjetër, por të shfrytëzojë këtë moment që po kalon dhe të bëjë hapin e madh në karrierë. Guri kërkon ekipin Kombëtar dhe rruga e vetme për diçka të tilla është të luajë jashtë.

Related posts

E PABESUESHME/ Faulli për Kuqezinjtë” tërbon Manajn, gjyqtari i mohoi penallti pa parë VAR-in (VIDEO)

Delo.autor

“JEPINI ENDE KOHË, REJA DO T’IA DALË”/ Tramezzani: Më ka pëlqyer Shqipëria në Nations League

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Talenti i Kosovës tregon si e kuptoi që ka COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment