Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË MERKATON E VERËS/ Pranë transferimit tek Juventus ylli i Kombëtares…

Elseid Hysaj mund të jetë përforcim i ri i Juventusit për sezonin e ardhshëm.

Me Maurizio Sarrin që pritet të emërohet trajner i ri i “Zonjës së Vjetër”, tekniku napolitan pritet të marrë me vete edhe mbrojtësin shkodran me të cilin ka një raport të shkëlqyer.

“Calciomercato” shkruan se Hysaj nuk është i lumtur tek Napoli pasi minutat e aktivizimit nën drejtimin e Anchelotit janë gjithmonë dhe më të rralla.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se me mbërritjen e Sarrit tek Juventusi, Hysaj pritet të firmosë me bardhezinjtë për tu bashkuar sërish me ish-trajnerin e Napolit.

Related posts

Skënderbeu-Luftëtari, sfida që premton spektakël

Q.Autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E 23-VJEÇARIT GJERMAN/ Guardiola konfirmon: E duam në ekip, s’ka asnjë shans të…

Delo.autor

ZYRTARE/ Hap përpara në karrierë, Endri Çekiçi prezantohet tek skuadra e re

Delo.autor

Leave a Comment