Futboll Seria A

E bujshme te Napoli, dështon në limite blerja e gjermanit të Ajax

Ndërkohë që gjithçka konsiderohej e mbyllur me sukses për transferimin e talentit gjerman Amin Younes te Napoli, gjatë minutave të fundit kanë qarkulluar shumë zëra dhe konfirmime, sipas të cilave, tratativa ka dështuar në “foto finish”. Futbollisti do ta mbyllë sezonin me skuadrën e Ajax.

Që gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të marte, lindën dyshime në lidhje me sfumimin e transaksionit, me Younes dhe përfaqësuesit e tij të paarritshëm nga drejtuesit e klubit partenopeo. Dyshime që më pas u konfirmuan plotësisht nga lajmet e publikuara gjatë orës së fundit: “dështon transferimi i fantazistit nga Ajax te Napoli, me transaksionin e shtyrë për në fund të sezonit, me çeljen e merkatos së verës”.

Related posts

Borussia Dortmund e ka seriozisht, rrit ofertën për objektivin e Interit dhe Man City

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja ndërkombëtari shqiptar që do gjykojë përballjen Inter-Barcelona

Delo.autor

GJESTI I MOURINHOS ME TRE GISHTA NDAJ JUVENTUSIT/ Antonio Conte: Ai duhet të respektohet, sepse ka…

Delo.autor

Leave a Comment