Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-KOSOVË U-19/ Kombëtarja fiton miqësoren e dytë në Prishtinë, njihuni me rezultatin

Ekipi Kombëtar U-19 ka fituar edhe miqësoren e dytë ndaj Kosovës me shifrat 4-1, të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Shqipëria e drejtuar nga Nevil Dede dominoi në pjesën e parë, ku që në minutën e 23-të shifrat u zhbllokuan nga një penallti e shndërruar në gol nga Ernest Muçi.

Më tej, sulmuesi që vjen nga Chelsea, Armando Broja, gjeti edhe golin e dytë në minutën e 40-të.

Me nisjen e pjesës së dytë, Bytyqi ngushtoi shifrat për Kosovën U-19, në minutën e 48-të, por më pas ishin sërish Muçi dhe Broja, përkatësisht në minutat 56 dhe 65, që shënuan edhe nga një gol tjetër, për të çuar shifrat përfundimtare në 4-1.

Kjo ishte fitorja e dytë për Shqipërinë U-19, që vetëm dy ditë më parë fitoi 3-1, sërish ndaj Kosovës, me një dopietë të Muçit dhe gol të Brojas.

 

Related posts

Neymar ka një kërkesë për PSG, kërkon transferimin e yllit të Chelseas

Q.Autor

KUKËSI-VLLAZNIA/ Shehi nis misionin e titullit, Jonuz kërkon kthesën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

United i frikësohet Sanchezit: Mund të jetë dështim i madh

Sadik.Autor

Leave a Comment