Futboll Sport

KATASTROFË/ Neymar dëmtohet rëndë dhe humb Kupën e Amerikës

Neymari ka marrë lajmin katastrofë.

Braziliani do të mungojë në turneun e Kupës së Amerikës që zhvillohet këtë verë, pasi u detyrua të largohet me këmbë të fashuar në duelin miqësor mes Brazilit dhe Katarit.

Neymar pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë duke këputur ligamentin që e detyroi atë të largohet me lot në sy nga fusha e blertë.

“Pasi e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes të së mërkurës kundër Katarit, Neymari iu nënshkrua testeve mjekësore, të cilat konfirmuan se atij i ishte këputur një ligament”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Federata e Futbollit e Brazilit.

“Për shkak të seriozitetit të këtij lëndimi, Neymari nuk do të jetë në formë të mirë fizike dhe nuk ka mjaftueshëm kohë për t’u rikuperuar që të marrë pjesë në Kupën e Amerikës Brazil 2019”.

“Të enjten, komiteti teknik i ekipit kombëtar të Brazilit do ta fillojë punën për ta gjetur një zëvendësues”, thuhet në deklaratën zyrtare të Federatës.

Ndeshja miqësore Brazili e fitoi me rezultatin 2-0.

Related posts

FITORJA E KATËRT RADHAZI// Barcelona mposht Elche pa “Pleshtin” dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

ZYRTARE/ Trajneri Reja shpall emrat për ndeshjet e Shqipërisë në Nations League (LISTA)

Delo.autor

ZHDUKET “VAR” DHE DO KRYHEN 5 ZËVENDËSIME/ Ja sesi Premier League kërkon të mbyllë sezonin

Delo.autor

Leave a Comment