Futboll Sport

HOLANDË-ANGLI SHKON NË SHTESË/ 30 minuta emocione për finalen e Ligës së Kombeve

Në “Estadio D. Afonso Henriques” të Guimaraes po luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve mes Holandës dhe Anglisë.

Koha e rregull mbyllet në barazim 1-1 dhe për të përcaktuar finalistin duhen luajtur edhe 30 minuta shtesë (2 pjesë nga 15 minuta lojë).

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Anglisë, me golin e shënuar në minutën e 32-të me penallti nga Rashford.

Në pjesën e dytë barazon Holanda. De Ligt shënon me kokë nga një goditje këndi në minutën e 73-të.

Barazim 1-1 dhe me këtë rezultat mbyllet koha e rregullt, çka i detyron ekipet të luajnë edhe kohët shtesë për biletën e finales.

Related posts

U RIKTHYE NË KRYE TË PREMIER/ Guardiola: Jemi aty ku na takon, por kam shumë…

Delo.autor

Bonucci: Faleminderit Zotit që s’isha aty, kur gjyqtari i dha penalltinë Realit…

Sadik.Autor

Paul Pogba: Dua trofetë para futbollit të bukur

Sadik.Autor

Leave a Comment