Futboll Sport

E BUJSHME NË MERKATO/ Ylli i Kukësit arrin akordin me “Demat”, braziliani firmos për…

William Cordeiro Melo sezonin e ri do të veshë fanellën e Partizanit.

Ish-futbollisti i Kukësit do të vijojë të luajë në Kategorinë Superiore pasi braziliani ka rënë dakord që të firmosë një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Shqipërisë.

Mësohet se 25-vjeçari, pas “divorcit” me verilindorët, menjëherë ka gjetur strehën e re dhe për dy vitet në vijim ai pritet të kontribuojë për “demat”.

Melo me kontratën e re tek Partizani thuhet se do të përfitojë 4 mijë euro në muaj. Përveç përfitimeve nga rroga, në kontratë janë cituar edhe disa klauzola të tjera, nga të cilat përfitimi i brazilianit do të jetë më i madh në përfundim të edicionit të parë.

Pa dyshim, afrimi i William Cordeiro Melo shihet si një investim i leverdishëm për të kuqtë, pasi bëhet fjalë për një lojtar polivalent, që adaptohet mirë në të dy krahët e fushës.

Në ditët në vijim, klubi 16 herë kampion i Shqipërisë pritet që ta zyrtarizojë dhe prezantojë Melon si pjesë të Partizanit të sezonit 2019-2020.

Në sezonin që sapo u mbyll, braziliani u aktivizua me Kukësin në 33 ndeshje në kampionat dhe arriti të shënojë 5 gola.

Related posts

Reali i Madridit “piketon” talentin e Valencias

Sadik.Autor

​(VIDEO) Neymar i papërmbajtshëm, turpëron shokët e skuadrës në stërvitje

Q.Autor

VJEN FITORJA E PARË PËR LEBRON JAMES/ Curry shënon 51 pikë ndaj Warriors / VIDEO

Isa.Autor

Leave a Comment