Albanian Stars Futboll Seria A

Tare blindon yjet, nuk kënaqet as me 100 milionë euro

Edhe pse mediat italiane flasin prej kohësh për një interesim nga Anglia për Sergej Milinkoviç-Saviç dhe oferta prej 100 milionë eurosh që janë bërë për futbollistin serb, Igli Tare nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtësisht nga futbollisti. Duke folur për “Premium Sport”, ai ka bërë të qartë se askush nuk largohet së shpejti nga bardhekaltrit, duke sqaruar edhe situatat me rinovimet e De Vrij dhe Luis Alberto.

      “Ai është i lumtur te Lacio dhe ne jemi po aq të lumtur që e kemi këtu. Cili është çmimi i Sergej? Nuk ka çmim, pasi nuk është në treg. Këtë mund t’ua garantojmë tifozëve tanë”, theksoi ai për futbollistin që cilësohet si një nga zbulimet më të mëdhenj të këtij sezoni në Serinë A.

Tare duket i qetë edhe për rinovimet. “Ai i De Vrij do të vijë, nuk ka ndryshuar asgjë, edhe pse me holandezët nuk është e lehtë të bësh kontrata se janë të ngurtë. Por padyshim që do të bëhet. Luis Alberto ka një kontratë shumë të gjatë, shumë shpejt do ta zgjatë përsëri, sepse e ka merituar dhe e ndjen veten pjesë të këtij projekti të klubit”, shpjegoi drejtuesi shqiptar i Lacios. /vipsport.al/

Related posts

REAGIMET EPIKE TË SIMEONES/ Shikoni si tallen 2 futbollistët e Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

YLLI SANCHO TEK MANCHESTER UNITED/ Mediat angleze zbulojnë se çfarë të ndodhë në merkaton e verës

Delo.autor

LËVIZJA E BUJSHME E JANARIT/ Sulmuesi i BARÇËS gati për tu transferuar në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment