Futboll Sport

Guardiola ka një vendim, ja mesazhi i tij për ekipet që e duan

Trajneri Pep Guardiola ka shuar çdo zhurmë për një transferim të tij të mundshëm në stolin e Juventusit.

Në një intervistë për mediat angleze, Guardiola ku ka mbyllur përfundimisht “dyert” e një largimi të mundshëm nga Manchester City, përkundër zërave që e lidhnin të ardhmen e tij me Juventusin dhe klube të tjera.

Spanjolli tha se Anglia është vendi ideal për të ushtruar punën e trajnerit, ndërsa pranoi se do të vijojë gjatë me Manchester Cityn, pasi “më e mira pritet të vijë” në sezonet e ardhshme.

“Nuk ka vend më të mirë sesa Anglia, për të bërë punën e trajnerit, Në Spanjë ose Itali, po nuk fitove, të vërshëllejnë, ndaj është e vështirë të mendosh për futbollin e bukur. Do të vijoj gjatë te City, pasi kemi fituar dy tituj dhe disa kupa, por më e mira nuk ka ardhur ende”, tha Guardiola.

Related posts

Sadiku drejt Turqisë, shok skuadre me ish yllin e Real Madrid

Sadik.Autor

Manchester City-Liverpool, vendasve u duhet më shumë se një mrekulli

Sadik.Autor

“DO TI JAP UNË…”/ Presidenti i Atleticos tallet me gjobën qesharake që mori Barcelona për Griezmann

F.autor

Leave a Comment