Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA MBËRRIN NË DURRES/ Izolim total për kuqezinjtë para Moldavisë

Para pak minutash Kombëtarja kuqezi ka mbërritur në Durrës, në resortin “Tropikal”, ku do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e radhës me Moldavinë, që luhet të martën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Atmosfera pas humbjes në Islandë nuk është ajo më e mira dhe nga drejtuesit është kërkuar që ambienti të jetë sa më i qetë. Mësohet se sapo autobusi i kuqezinjve ka shkuar në vendqëndrimin e Kombëtares, është kërkuar që në ambientet e resortit “Tropikal” të mos kishte pushues dhe ata që ishin brenda në atë kohë, duhej të dilnin jashtë.

Nuk dihet nëse është një vendim i drejtuesve të FSHF-së apo një kërkesë e trajnerit Edi Reja, por është e qartë se kuqezinjtë duhet të jenë “të izoluar” në këto moment për t’u çlodhur fillimisht dhe për t’u përgatitur si duhet për ndeshjen e radhës në grup.

Shqipërisë i duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Moldavisë për të mbetur brenda objektivit të eliminatoreve të Europianit 2020.

Related posts

COPPA ITALIA/ Pas një aksioni perfekt, Miranchuk zhbllokon sfidën për Atalantën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

TOMORI FITON MES GURËVE/ Goditen portieri dhe fizioterapisti. Ja çfarë ndodhi në Delvinë

Delo.autor

Ronaldo kërkoi 75 milionë euro, por ja çfarë i ofron Reali!!

Sadik.Autor

Leave a Comment