Futboll Seria A Sport

MORI OFERTË JOSHËSE NGA MILAN/ Tare merr vendimin final, ja e ardhmja e tij

E ardhmja e Igli Tares do të jetë te Lazio.

Është ky verdikti final i drejtorit sportiv të bardhekaltërve, që kishte marrë një ofertë joshëse nga Milani. Por lëvizja e Claudio Lotitos, që i ofroi dyfishim page edhe zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023 e ka bindur Taren që t’i besojë projektit të Lazios.

Ai drejton skuadrën kryeqytetase prej vitit 2009, pasi kreu një kurs si drejtues pas një eksperience dyvjeçare me fanellën bardhekaltër. Tare shihet si pasuesi ideal i Leonardos, që pak ditë më parë u largua nga “San Siro” për tu transferuar te PSG.

Me Lazion, Tare luajti në 46 takime, duke shënuar edhe 5 gola. Ndërkohë, me kombëtaren shqiptare, Tare realizoi 10 gola në 68 takime.

Related posts

FITORE NË NDER TË MARADONËS/ Napoli shkatërron Romën me fanellën e veçantë me stil argjentinas

Delo.autor

Gjermanët e Stuttgart për rekord, zyrtarizojnë 5 transferime të reja brenda 12 minutash

Sadik.Autor

ZVICËR-SPANJË/ Udhëtimi i gjatë drejt Rusisë, Helvetët më shumë lodhje sesa “La Roja”

Delo.autor

Leave a Comment