Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NË PRAG TË SFIDËS NË ELBASAN ARENA”/ Armando Sadiku gjen shkaqet e humbjes me Islandën

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, foli në prag të sfidës ndaj Moldavisë, që do të zhvillohet ditën e martë në “Elbasan Arena”.

28-vjeçari u shpreh se skuadra ndihet shumë mirë me skemën e aplikuar nga trajneri Reja, pavarësisht rezultatit në ndeshjen ndaj Islandës.

Në fund bomberi elbasanas zbuloi se do të kthehet te Levante, pas aventurës në Zvicër me Luganon.

SKEMA- “Kur luan vetëm, duhet të jesh i përqendruar 120%. Kur luan me 2 sulmues mund të kesh shumë raste. Ndihem shumë mirë me 2 sulmues. Është shumë mirë kjo skemë”.

MESFUSHORËT– “Sulmuesit nuk morën shumë topa nga mesfusha. Në Islandë frynte shumë erë. Topi donte një precizion, për të dalë para portierit. Na mungoi pasimi i fundit. Edhe kur fola me trajnerin, më tha të njëjtën gjë”.

SKEMA 4-3-3 – “Deri në ditën e sotme, nuk e ka aplikuar këtë skemë. Është përqendruar vetëm te skema që luajtëm kundër Islandës”.

E ARDHMJA – “Do kthehem te Levante. Kam kontratë 1+1. Kam programin, do filloj fazën përgatitore. Jam i kënaqur sepse drejtuesit e Levantes më kanë qëndruar pranë. Më kanë ndjekur çdo ndeshje te Lugano. Shpresoj të jap më të mirën time, ta filloj atje ku e lashë para dëmtimit”.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG arrin akordin dhe rinovon me yllin Mbappe, ja paga “faraonike”…

Delo.autor

SHKRINJAR MUND TË LARGOHET/ Interi fillon nga puna për të siguruar titullarin e Dortmundit

F.autor

“Zbutet” gjarpri më i frikshëm në botë/ Gruaja e futbollistit anglez na i tregon të gjitha… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment