Futboll Sport

TMERROHET FAMILJA E SPANJOLLIT/ Hajdutë të armatosur futen në shtëpinë e Alvaro Moratës

Disa grabitës kanë hyrë të premten në mbrëmje në shtëpinë e Alvaro Moratës, kur 26-vjeçari ishte në Ishujt Faroe me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Sipas mediave spanjolle, grabitësit ishin të armatosur.

Gruaja italiane e Moratas, Alice Kampelo, dhe djemtë e tyre binjak Alesandro dhe Leonardo, thuhet se kanë qenë brenda së bashku me një dado, por asnjë nuk është dëmtuar.

Incidenti i tmerrshëm e ka bërë familjen të ndihet e frikësuar dhe e tronditur.

Grabitësit mendohet të kenë marrë vetëm bizhuteri dhe një sasi të vogël parash.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e grabitësve.

Related posts

BOTËRORI 2022 NË KAOS/ Federata spanjolle del kundër La Liga-s, FIFA merr vendimin pas kërkesës së Brazilit

Delo.autor

QARABAG-PARTIZANI/ Ndëshkohen “Demat”, por ka ende shpresë. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

SHTANGU BOTËN E FUTBOLLIT ME FITOREN NDAJ REALIT/ Kur Sherif Tiraspol mposhtej nga Kukësi në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment