Futboll Sport

ZBULON BISEDËN ME CR7 PAS FINALES NATIONS LEAGUE/ De Ligt tregon: Më tha eja te Juventus…

Matthijs de Ligt ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i kërkoi atij t’i bashkohet Juventusit, në një bisedë në fushë pas finales së Ligës së Kombeve.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Ronaldo dhe De Ligt u panë duke qeshur, prandaj qendërmbrojtësi i Ajaxit u pyet se çfarë kishte biseduar me sulmuesin e Juventusit.
Lexo edhe:
Carrager zgjedh mes Messit dhe Van Dijk fituesin e ‘Topit të Artë’

“Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit”, tha De Ligt.

“U trondita pak nga kjo pyetje, prandaj qesha. Nuk e kuptova atë në fillim”, shtoi ai.

Për De Ligt janë në garë shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Manchester City dhe Bayern Munich.

Related posts

‘Po ta kishte këtë futbollist Juventusi, do ta fitonte Scudetton’

Sadik.Autor

Capello zbulon lojtarin që bëri diferencën në Kroaci-Angli

Isa.Autor

Zyrtare/ FIFA konfirmon ankesën e Atleticos ndaj Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment