Futboll Sport

ZBULOHET SKANDALI NGA GJERMANIA/ Fitojnë dhe festojnë me prostituta, ekipi turk shtang tifozët

Duket se festat me prostituta dhe striptiste në futboll kanë filluar të bëhen modë. Këtë herë një festë me prostituta, sa do e çuditshme dëgjohet, e ka bërë skuadra U-16  e Beshiktashit.

Gazeta “Bild” ka investiguar dhe duket se ka zbuluar një skandal të madh. Skuadra e Beshiktashit pas fitores  që mori ndaj Panathinaikosit (2-1), në një turne në Rodos të Greqisë, ka zgjedhur të festojë duke marrë në hotel prostituta.

Kjo gazetë bën me dije se organizatorë ishin disa lojtarë dhe pjesë e stafit teknik të skuadrës. Duke dashur t’i bëjnë pritë reagimit, që do të kishin prindërit e djemve, klubi i ka marrë në telefon ata dhe i ka lajmëruar, paraprakisht mënyrën si festuan fëmijët e tyre.

Nga ana tjetër klubi nuk pranon asgjë dhe bën me dije se e gjitha kjo histori është një trillim nga media gjermane.

Related posts

E PAZAKONTË/ Messi s’është mes më të mirëve, tifozët e lënë jashtë skaudrës së vitit të FIFA-s

Delo.autor

INTER-JUVENTUS/ Brozovic maratonomaku, Lautaro Martinez “mbret”… i faulleve. Ja shifrat në Derbin e Italisë…

Delo.autor

POGBAJA I RI/ Brewster, “golden boy” që Juventus e do me çdo kusht…

Isa.Autor

Leave a Comment