Futboll Sport

Partizani i befason të gjithë, largon sulmuesin që firmosi tri javë më pare

Ende pa filluar kampionati Partizani largon lojtarin që vetëm disa javë më parë veshi fanellën e kuqe. Bëhet fjalë për sulmuesin, Stefan Nikoliç, i cili që nga dita e sotme nuk do të jetë më një lojtar i Partizanit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë “klubi i kuq”, ku thuhet se me marrëveshje është prishur marrëveshja me lojtarin malazaez.

“ZYRTARE. Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Stefan Nikoliç. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve, duke i dhënë mundësi lojtarit nga Mali i Zi të jetë i lirë. Nikoliç ishte pjesë e skuadrës në dy përballjet e Europa League që ekipi zhvilloi ndaj sllovenëve të Maribor.
Klubi i uron njëkohësisht Stefan Nikoliç suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin e Partizanit në facebook.

Në këtë njoftim në rrjetet sociale, Partizani nuk ka bërë me dije se cilat ishin shkaqet e këtij largim, kur lojtari u afrua vetëm në fillim të këtij muaji. Me këtë largim, tek Partizani i hapet rruga afrimin të talentit shkodran, Hebaj që po përflitet prej disa ditës në mediet sportive vendase.

Related posts

I DHA FUND KARRIERËS SË TIJ NË MOTO GP/ Rossi: Vendimi për t’u tërhequr, arsyeja për të bërë festë dhe rrëmujë

Delo.autor

ISH-LOJTARI I “DJAJVE TË KUQ”/ Louis Saha: Ky është trajneri ideal për Manchester Unitedin…

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ 13 gola në 7 sfida, Bylisi mposht Erzenin dhe shkon +8. Ja të gjitha rezultatet…

Delo.autor

Leave a Comment