Futboll Sport

PROJEKTI PËR TË ZËVENDËSUAR CHAMPIONS LEAGUE/ Serie A kundër krijimit të Superligës Europiane

Seria A u është bashkuar 4 ligave më të forta të Europës si Bundesliga, Premier League, Ligue 1 dhe La Liga, në qëndrimin kundër idesë për të krijuar një Superligë me klubet më të mëdha europiane, që do të zëvendësonte Champions League.

Në votim Juventusi ishte kundër bashkimit të qëndrimit me ligat e tjera europiane, Milani, Interi, Roma e Fiorentina abstenuan, ndërsa klubet e tjera u rreshtuan me shumicën, për të refuzuar krijimin e Superligës.

“ECA dhe UEFA duhet të meditojnë mbi faktin që të gjithë ligat po bashkohen kundër këtij projekti. Duhet ta kishin tërhequr me kohë, por përkundrazi, po mundohen ta çojnë më tej”, tha presidenti i Torinos, Urbano Cairo.

Related posts

RRËFEN HISTORINË ME RONALDON/ Uzuni: U inatos me festimin tim kur shënova, në fund më dha fanelën

F.autor

FLET PËR SFIDËN DHE TË ARDHMEN E TIJ/ Gattuso sqaron: Do të vazhdoj punën time, por klubi…

Delo.autor

“U ZGJOVA ME 18 TË VDEKUR”/ Një javë në koma, ish-trajneri i Dinamos rrëfen tmerrin

F.autor

Leave a Comment