Kategoria Superiore Shqipëri

Vjen miratimi, Vllaznia shton kapitalin me 550 milionë lekë të vjetra

Kanë përfunduar punimet e Asamblesë së KF Vllaznia sh.a pas një ore e gjysëm debatesh e diskutimesh. Ajo çfarë ka rëndësi është se janë miratuar dy nga tri pikat e rendit të ditës. Bëhet fjalë për miratimin e shtimit të kapitalit prej 550 milionë lekësh të vjetra. Po ashtu, edhe miratimi i rritjes së rrogave për përgjegjësin teknik të akademisë dhe trajnerët e ekipeve B dhe U-19.

Ajo çfarë është më e rëndësishmja ka qenë miratimi i pikës së tretë të rendit të ditës, buxhetit të klubit për vitin 2018. Por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit të numrit të duhur të këshilltarëve të pranishëm në sallë. Për këtë arsye, pritet që mbledhja të thirret sërish, pas disa ditësh, për të miratuar edhe këtë pikë. Asambleja nuk ka kaluar pa debate e polemika, ashtu siç ndodh zakonisht, sa herë që flitet për Vllazninë.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Ka startuar takimi në Vlorë, skuadrat në kërkim të golit

Delo.autor

ËSHTË TRAJNERI I RI I LAÇIT/ Cungu flet pas rikthimit: Ndaj Tiranës kënaqem edhe me…

Delo.autor

ZBARDHET LISTA E KOMBËTARES U-21/ Alban Bushi grumbullon për sfidën me Turqinë talentin e Chievos…

Delo.autor

Leave a Comment