Kategoria Superiore Shqipëri

Vllaznia, Neziri: Trajneri i ekipit të parë nuk pyet askënd…

Asambleja e Klubit të Futbollit Vllaznia nuk ka kaluar pa debate e polemika. Madje, në momentet e fundit të saj, ka mjaftuar një kërkesë e ndonjërit prej këshilltarëve, për të dëgjuar përgjegjësin teknik të akademisë, Alban Neziri, i pranishëm në sallë, që ky i fundit të nxjerrë në skenë një problem jo të vogël. Madje, sipas tij, nëse Vllaznia ndodhet këtu ku është sot, kjo ka ardhur jo për arsye financiare, por nga probleme teknike: “Bashkia dhe ju si këshill bashkiak duhet të falenderoheni pa masë, ngaqë i keni qëndruar pranë Vllaznisë, duke miratuar fonde sa herë që është dashur. Por, problemi i Vllaznisë nuk është financiar, është teknik. Me dhimbje e them se në këtë drejtim ka disa vite që gjërat nuk funksionojnë ashtu si duhet.

Vjen një trajner në krye të ekipit të parë dhe nuk pyet askënd. Sjell lojtarë të panevojshëm në skuadër dhe injorohen elementet e akademisë, injorohet puna e trajnerëve të saj. Ikën ai, vjen një tjetër dhe sërish i njëjti problem. Kështu nuk fuksionon. Trajnerët dhe drejtuesit e akademisë nuk mund të injorohen në një mënyrë të tillë. Roli i drejtorit teknik nuk ka funksionuar fare, kur në fakt ai është njeriu që vendos gjithçka, sa i takon aspektit sportiv në një klub futbolli, por te Vllaznia kjo nuk ka ndodhur. Prandaj ndodhemi këtu, ku jemi. Eshtë e pafalshme që skuadra të ndodhet në vendin e nëntë në renditje, kur është ndër 2-3 skuadrat më të paguara të kampionatit. Kjo ka ardhur nga keqmenaxhimi në aspektin sportiv i saj prej disa sezonesh”.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu, vendasit agresivë në minutat e para

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: Rreziku i parë te Frashëri, Bushiç nuk shtyn dot drejt rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

PËSOI DËMTIM HORROR NË NDESHJEN NDAJ TEUTËS/ Çela: Do të kthehem më i fortë

Delo.autor

Leave a Comment