Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NË MERKATO/ Neymar dëshiron largimin nga PSG, projektohet shkëmbimi me…

Neymar Jr ka prishur çdo raport me drejtuesit e Paris Saint Germain dhe e ardhmja e tij me shumë gjasa nuk do të vazhdojë të jetë në Ligue 1. Siç raporton gazeta katalanase Sport, braziliani u ka shprehur dëshirën për t’u larguar drejtuesve të PSG ndërkohë që edhe trajneri Thomas Tuchel nuk e do më në skuadër pasi i është i lodhur nga sjellja dhe kapriçot e numrit 10, për më tepër që 27-vjeçari ka filluar të dëmtohet shumë shpesh.

Pak kohë më parë PSG i ofroi rinovimin e kontratës yllit brazilian por Neymar refuzoi dhe jo për çështje parash. Barcelona po e monitoron me kujdes situatën në të cilën është përfshirë sulmuesi dhe blaugranat janë klubi që interesohen më tepër për Neymar. Nga ana tjetër Tuchel pëlqen shumë brazilianin e Barçës,  Coutinho dhe një shkëmbim mes të dyve dhe disa miliona në favor të klubit francez mund të rezultojë një operacion mëse i mundshëm në këtë merkato.

Related posts

Ancelotti e bind të mos largohet, ylli i Serisë A do të luajë me Napolin

Isa.Autor

NGA RONALDO TE DIBALA/ Alegri takim me Anjelin. Zbulohen lojtarët e Juventusit të ri

Delo.autor

Skriniar: I lumtur që qëndrova te Interi, por në verë…

Q.Autor

Leave a Comment