Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

REJA FESTON FITOREN KUQEZI/ Shqipëria “ringjall” shpresat për kualifikim (VIDEO)

Pas disfatës së pësuar kundër Islandës, Shqipëria është rikthyer tek rezultati pozitiv duke marrë një tre pikësh të artë në takimin e zhvilluar sot në Elbasan Arena kundër Moldavisë.

Të besuarit e trajnerit, Edi Reja, triumfuan me rezultatin e paster 2-0 përballë modestëve të Moldavisë, në një takim që u dominua totalisht nga kuqezinjtë.

Golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi, që realizoi në minutën e 66-të pas një aksioni perfekt të nisur nga mesfushori Odise Roshi.

Një gol që shpërtheu në festë tifozerinë kuqezi në stadiumin e Elbasnit, po ashtu edhe trajnerin Italian Edi Reja, i cili arrin që të marrë fitoren e parë në stolin e përfaqësueses së Shqipërisë.

Ndërkohë që ndeshja po shkonte drejt fundit, Ylber Ramadani shënoi dhe golin e dytë dhe të parin me fanellën e kombëtare, duke e festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një fitore që i jep pak frymarrje Shqipërisë pas rezultateve negative dhe lojës së dobët që ka zhvilluar në takimet e fundit.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngjitet në vendin e katërt në tabelën e renditjes me gjashtë pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë kundër Francës më datë 7 shtator, në vendin tonë.

Goli i shënuar nga Sokol Cikalleshi

Goli i shënuar nga Ramadani

Related posts

NUK SHËNON QË NGA SHTATORI/ Bale në THATËSIRË! Periudha më e errët e uellsianit tek Real Madrid

Delo.autor

“LIDHJE E PËRJETSHME ME ZIKALTËRIT”/ Rrëfehet Morati: Shesim emocione, ja kush më bëri të blija Interin

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Tek të dy ekipet pritet të jetë një Derbi e “luftuar” deri në fund (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment