Futboll Seria A Sport

VAZHDOJNË ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Milan interesohet për dy lojtarët e Kombëtares italiane…

Mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi, duket gjithnjë e më pranë Milanit.

Agjenti i futbollistit, Giuseppe Riso, i cili mbron edhe interesat e mbrojtësit të Atalantës, Gianluca Mancini, u takua me Paolo Maldinin për të folur rreth kalimit të mesfushorit në Milano.

Edhe gjatë merkatos së janarit, Sensi u kërkua me ngulm nga Milani, por mes klubeve nuk u arrit një marrëveshje.

Ndërkohë që përveç Sensit, i cili do ta mirëpriste një kalim në “San Siro”, Maldini dhe agjenti kanë diskutuar edhe mbi mundësinë e transferimit të mbrojtësit Mancini në radhët e kuqezinjve.

Dy lojtarët e Kombëtares së Italisë shihen nga drejtuesi i Milanit si përforcimet ideale për sezonin e ri.

Related posts

(FOTO) Humbja e Chelseas ndaj Watford, ky është reagimi i Batshuayi-t

Q.Autor

MBROJTJA E BAVAREZËVE KAPET E PAPËRGATITUR/ Miranchuk rihap sfidën ndaj Kampionëve të Europës (VIDEO)

Delo.autor

NGA HAKIMI TEK “DEMI” LAUTARO/ Conte buzëqesh për lojtarët e grumbulluar me kombëtaret

Delo.autor

Leave a Comment