Futboll Sport

DEPORTIVO MUND MALAGAN ME “POKER”/ Vetëm një mrekulli mund të shpëtojë Baren me shokë

Deportivo La Coruna ka fituar 4-2 përballjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme me Malaga-n, e vlefshme për gjysmëfinalet eplay off-it të La Liga 2, që do të përcaktojë ekipin që do të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm.

Ka nisur gjithçka mirë për ekipin e Keidi Bares, që ka gjetur golin pas 18 minutash lojë me Hernandez. Vendasit janë kundërpërgjigjur tri minuta më vonë dhe kanë barazuar ndeshjen me një penallti të Fernandez.

Tetë minuta para fundit të pjesës së parë, miqtë janë kthyer në avantazh me një gol të mrekullueshëm të Ontiveros, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një predhë nga jashtë zone.

Pjesa e dytë ka folur për vendasit, të cilët kanë kanë barazuar me Pedro në minutën e 56-të dhe kanë përmbysur rezultatin me Fernandez në të 63-ën. Dymbëdhjetë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i katërt për bardheblutë, i realizuar nga Borja.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas tri ditësh në “La Rosaleda”, ku Malaga-s do t’i duhet një mrekulli e vërtetë për të siguruar një vend në finale.

Related posts

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Gambiani i Partizanit shpëton për 1 minutë, ja manovra e “demave” për sulmues

Delo.autor

NGA DEPORTIVO LA CORUNA TEK LIVERPOOL/ Shikoni përmbysjet më të bujshme në Champions League (VIDEO)

Delo.autor

“OFENSIVA MESSI”/ Barcelona nuk heq dorë, “sulm” total për “pleshtin”

F.autor

Leave a Comment