Futboll Sport

EKSPERTI I MERKATOS NË ITALI/ Ish-trajneri i Torino-s do të marrë drejtimin e Partizanit

Lajme në mos të rëndësishme por të bujshme kanë ardhur së fundmi për Partizanin nga Italia. E para ka të bëjë me trajnerin e ri të të kuqve, që sipas të gjithë gjasave do të jetë italian. Është folur për Zeman, Serse Kozmin dhe Adolfo Sormanin, por kandidati potencial duket një tjetër trajner. Sipas Alfredo Pedulla-s, një prej gazetarëve më të njohur në Itali për merkaton, trajneri i ardhshëm i Partizanit do të jetë Franco Lerda.

Lajmi është publikuar si ekskluziv nga gazetari i cili thotë: “Të enjten në Shqipëri do të ketë një takim mes drejtuesve të Partizanit dhe Lerda-s për të diksutuar për detajet. Disponibiliteti është i të dy palëve, ndërsa kjo do të ishte një eksperiencë mjaft e vlefshme për trajnerin pasi Partizani do të laujë në ‘Champions League’.”

51-vjeçari Lerda është një trajner që ka drejtuar shumë ekipe në Itali, ndërsa kjo do të ishte eksperienca e parë jashtë vendit. Në të kaluarën ai është ulur në stolin e ekipeve si Pescara, Crotone, Lecce dhe Torino.

Related posts

Zbulohen tifozët më pijanecë të Premier League! Ja cilit ekip i përkasin

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Bomberi Cikalleshi dhuron asist dhe shënon gol në kampionat në 6 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Hakan Calhanoglu kthen në lojë Milanin, i shënon gol Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment