Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kontratë 2-vjeçare, Juventus arrin marrëveshjen me trajnerin e ri…

Maurizio Sarri dhe Juventusi janë akoma edhe më pranë.

Këtë pasdite drejtori sportiv i Juventusi, Fabio Paratici është takuar me menaxherin e trajnerit, Maurizio Sarri, Fali Ramadanin.

“Tuttosport” dhe “Sky Sport” ka publikuar një fotografi ku gjatë takimit ishte prezent edhe Claudio Chiellini (vëllai i kapitenit të Juventusit).

Një takim dy-orësh në të cilin u zgjidhën detajet përfundimtare të kontratës që do të lidhin Sarri me “Zonjën e Vjetër”.

Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare me opsion për një tjetër që drejtuesit e Juventusi kanë përgatitur për teknikun toskan.

Nuk mbetet gjë tjetër vetëm “OK” nga Chelsea  për t’i dhënë fund kësaj “telenovele”.

Related posts

“NUK MË INTERESOJNË OPINIONET PËR VAR”/ Zidane: Real Madrid një nga klubet më të rëndësishëm në histori

Delo.autor

Ronaldo drejt United? Ky vendim i ‘Djajve të Kuq’ shuan shpresat e portugezit

Q.Autor

EKSKLUZIVE/ Mikel Canka: E kam MBYLLUR kapitullin me Lushnjen. Tani do të DJERSIS vetëm për…

Isa.Autor

Leave a Comment