Futboll Premier League

Arsene Wenger konfirmon aksidentalisht transferimin e Aubameyangut

Arsenali duket se ka konfirmuar aksidentalisht transferimin e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi.

Aubameyang ka arritur në kampin stërvitor te Arsenali dje pasdite për të kryer testin mjekësor, por klubi nuk kishte dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth transferimit të tij, gjë të cilën ende nuk e ka bërë.

Megjithatë, pas disfatës 3 me 1 mbrëmjen e kaluar ndaj Swanseas, Arsenali aksidentalisht ka postuar një video (mund ta shihni më poshtë) ku trajneri Arsene Wenger konfirmon transferimit e sulmuesit.

“Aubameyang është një lojtar i Arsenalit, ju sigurisht jeni të kënaqur që keni arritur këtë marrëveshje”, ishte pyetja nga intervistuesi.

“Po, është një lajm i mirë. Ne kemi nevojë për njerëz që mund të na dhurojnë neve më shumë në departamentin ofanziv. Ne nuk jemi aq ekas në sulm”, është përgjigjur trajneri francez.

Related posts

Përjashtimi nga Europa/ Skënderbeu, i palëkundur në Apel të UEFA-s

Sadik.Autor

“ËSHTË LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Flet Sarri: Ronaldo është i përcaktuar të…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Gol fantastik në Japoni, lojtari të kujton “Maradonën” e filmave vizatimorë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment