Futboll Seria A Sport

FLET PËR TË ARDHMEN E YLLIT ARGJENTINAS/ Vëllai i Higuain rrëfen: Me të gjithë respektin për Serinë A, në Itali do të…

Maurizio Sarri do të ulet në stolin e Juventusit.

Tekniku toskan tashmë do të duhet të sistemojë sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain, i cili është kthyer nga huazimi te Chelsea, por nuk bën pjesë në planet e bardhezinjve.

Mediat në Itali patën raportuar se Juventusi ia kishte ofruar Romës Higuainin, por vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i sulmuesit argjentinas, Nicolas Higuain, ka mohuar mundësinë e kalimit në një tjetër skuadër të kampionatit italian.

“Me të gjithë respektin për Serinë A, në Itali do të qëndrojmë vetëm për Juventusin. Nëse bardhezinjtë kanë plane të tjera, atëherë Higuain do të luajë në një kampionat tjetër. Është 32 vjeç dhe ka ende shumë për të dhënë, para se të kthehet në Argjentinë”, tha Nicolas Higuain.

Related posts

NDESHJE E “ÇMENDUR” VJEN NGA TURQIA/ 5 gola dhe 5 kartonë të kuq (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA NË KOLAPS/ “Bomba” e ekonomistit: S’ka para për puntorët

Delo.autor

CAS E “LARGON” NGA PARTIZANI/ Vllaznia gati të përfitojë, nis bisedimet me ish-mbrojtësin e Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment