Futboll La Liga Sport

“BERNABEU” PËRGATITET PËR FESTË/ Të martën prezantohet blerja e radhës

Javë prezantimesh te Reali i Madridit.

Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, që janë përballur edhe me emocionet e para si “Los Blancos” është radha e Rodrygo Goes për të prekur fushën e “Santiago Bernabeu”.

Si për koicidencë, 18 vjeçari do të prezantohet te Reali me 18 qershor, aq sa mosha e tij. Futbollisti brazilian vjen te Reali nga radhët e Santos.

Rodrygo do të prezantohet të martën, ndërsa Ferland Mendy do të takohet me tifozët e tij të ri një ditë më pas, të mërkurën. Mendy u bashkua me Zinedine Zidane vetëm pak ditë më parë nga Lyon.

Firma me francezin i kushton 48 milionë euro arkave të spanjollëve dhe pritet t’i bëj konkurencë të fortë Marcelos në krahun e majtë të mbrojtjes.

Related posts

E PAZAKONTË/ Janë në vendin e parë: Klubi i NJOHUR ITALIAN SHITET për vetëm 10 euro

Isa.Autor

TALENTI ITALIAN/ Terzeguet zgjedh pasardhësin e tij në Itali, por s’luan tek Juventus

Isa.Autor

TENSION TEK MILAN/ Ibrahimovic përplaset me Gazidis, ja e ardhmja e suedezit

Delo.autor

Leave a Comment