Futbolli ka nisur pushimet, në rang klubesh e ligash kombëtare.
Natyrisht, jo të gjithë futbollistët a trajnerët iu janë sulur plazheve, apo zonave të freskëta malore, sepse disave prej tyre iu kërkohet angazhim me kombëtaret.
Mjafton të përmendim “Copa America”, që filloi dje në Brazil, për të thënë se Leo Messi me shokë gjenden ende në “mejdan”, në kërkim të trofeve prestigjiozë.
Sidoqoftë, shumica gjenden larg fushave të blerta, stërvitjes e topit këto ditë të nxehta qershori.
Të gjithë me familjet, kanë rendur nëpër plazhet e bukura të kontinentit, ose kanë ikur larg, deri në SHBA e Dubai.
Më poshtë, përmes fotove, po ju zbulojmë “koordinatat” e disa futbollistëve.



































