Futboll La Liga Sport

DEKLAROI TËRHEQJEN NGA FUTBOLLI/ Diego Simeone do rikthimin e Torresit: Shpresoj të punojmë përsëri bashkë…

Vetëm pak ditë më parë Fernando Torres, deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur, duke i dhënë kështu fund një karriere të sukseshme.

Pasi u tërhoq nga futbolli, për Torresin ka folur edhe trajneri aktual i Atletiko Madridit, Diego Simeone, i cili në një intervistë u shpreh: “Fernando është një djalë shumë i zgjuar dhe një legjendë absolute në futboll. E fitoi këtë falë përkushtimit, punës së palodhur dhe respektit që tregonte për të gjithë, kudo që ka luajtur në karrierën e tij. Mendoj se do ti duhet pak kohë për të vendosur se çfarë dëshiron të bëjë më pas. Shpresoj që nuk do t’i duhet shumë kohë dhe ne mund të punojmë së shpejti përsëri të Atletiko.”, theksoi argjentinasi.SIMEONE

Kujtojmë se Simeone ka luajtur së bashku me Torresin te Atletiko Madridi për dy sezone, nga viti 2003 deri në vitin 2005. Gjithashtu tekniku argjentinas e kishte edhe nën urdhrat e tij sulmuesin,  nga viti 2014 deri në vitin 2018, ku më pas u largua drejt kampionatit japonez, ku mbylli edhe karrierën e tij te Shagan Tosu.

Related posts

10 futbollistët që u dënuan se përdornin drogë (FOTO)

Sadik.Autor

“MA BO HALLALL, PO DO KTHEHEM NË TIRANË”/ Kërçiku ikën natën nga Ballshi dhe habit me SMS e tij

Delo.autor

LISTA/ Kombëtarja U-21 publikon listën e lojtarëve për përballjen ndaj Anglisë

Delo.autor

Leave a Comment