Kategoria Superiore Shqipëri

“Gjyq” te Skënderbeu para përballjes me Teutën, Takaj: Nuk mund të tolerojmë…

U mendua se humbja e Skënderbeut në Gjirokastër ditën e premte nuk do të kishte “gjyq”, por jo, ai është zhvilluar dje, një ditë para takimit që korçarët do zhvillojnë me durrsakët.

Mbrëmë, rreth orën 19:30, presidenti Ardjan Takaj ka mbledhur ekipin dhe ju ka thënë fjalët e tij për humbjen e rëndë që Skënderbeu pësoi ndaj Luftëtarit ditën e premte, në javën e 17-të të kampionatit. Ai ka kërkuar nga tijtë të mos e marrin lehtë sezonin, duke iu rikujtuar se të gjithë janë profesionistë dhe këto gabime janë të pafalfshme dhe kërkuar që historia e Gjirokastrës të mos përsëritet.

“Nuk mund të tolerojmë paraqitje si ajo në Gjirokastër. Ju e keni eksperiencën për të evituar të tilla ndeshje. Është koha të ndërgjegjësohemi dhe jo të merrni lehtë sezonin. Asgjë nuk ka mbaruar”, mësohet të kenë qenë fjalët e “numrit 1” të klubit në adresim të lojtarëve të Skënderbeut.

Kujtojmë, që Teuta pret sot Skënderbeun në orën 14:00 për të luajtur takimin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Shtyrja e kampionatit, edhe derbi zhvendoset nga… mesjava

Delo.autor

TROPOJANI “SHFRENON FANTAZINË”/ Fitorja në derbi, Gega “HARBOHET” në dhomat e zhveshjes (FOTO)

Isa.Autor

SFIDA KUALIFIKUESE NDAJ TURQISË/ Edy Reja pa alibi, disa lojtarë po kalojnë formë fantastike

Delo.autor

Leave a Comment