Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

REI MANAJ THYEN SËRISH DISIPLINËN/ Sulmuesi i Kombëtares dënohet nga klubi spanjoll, ja arsyeja

Rei Manaj në telashe. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka thyer sërish disiplinën në dhomat e zhveshjes, teksa drejtuesit e klubit të Albasetes nuk e kanë falur, duke e dënuar shqiptarin.

Lushnjari nuk është stërvitur me grupin, teksa kërkohet reflektimi i Manajt për sjelljen e tij. Ka qenë trajneri i skuadrës së Albasetes që ka zbuluar “gabimin” e sulmuesit, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë që ai të grumbullohet në sfidën ndaj Kadizit.

“Manaj ka thyer disiplinën dhe klubi e ka dënuar, gjë të cilën unë e respektoj. Shpresojmë të reflektojë për këtë dhe ka mundësi që të jetë sërish në fushë në ndeshjen ndaj Kadiz por nesër do të vendosim. Ai është stërvitur individualisht nga dënimi”, u shpeh trajneri i Albasetes Ramis.

Related posts

SKANDALI NË KATEGORINË E PARË/ Teatër në Kavajë, Egnatia i hap portën Besës

Delo.autor

LARGIMI NGA BARCELONA? Conte: Nuk kthehet në ar çdo gjë prek! Messi? Më parë transferohet Duomo…

Delo.autor

PARTIZANI-KASTRIOTI/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Belica ndëshkon “Demat e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment