Futboll Sport

SANE TE BAYREN MUNICH? Do ta mallkoja veten, po të ndikoja tek ai

Leon Goretzka thotë se ai dhe shokët e tij do të ishin të kënaqur nëse Leroy Sane bashkohet me Bayern Munich, por nuk pranoi të ushtronte ndonjë presion ndaj shokut të tij gjerman për të bërë një lëvizje të tillë. Sane ka qenë i lidhur me një largim nga kampionët e Premier League, pas një sezoni që e pa atë edhe jashtë formacionit titullar të Pep Guardiolës.

Bavarezët kanë pranuar interesimin e tyre për yllin gjerman, por çmimi i Sane mund të jetë shumë i lartë për kampionët e Bundesligës. Gortezka tha për “Bild” se ish-shoku i tij te Schalke nuk ka nevojë për sugjerime mbi përfitimet e një lëvizjeje të tillë, megjithëse do të ishte i gatshëm t’i fliste, nëse i kërkohet:

“Leroy e di që Mynihu është një qytet shumë i bukur. Askush nuk duhet ta imponojë, por të bëjë bëjë më të mirën për vete. Ai e di se gjithmonë mund të më pyesë, nëse ka nevojë për këshilla, ose dëshiron të dëgjojë mendimin tim. Bayerni mund të jetë tërheqës si klub për cilindo futbollist në botë. Është ende një nga klubet më të mira dhe më të mëdha në botë. 

Leroy e di këtë. Ai është ndier shumë mirë në Angli, gjatë viteve të fundit. Tani duhet të vendosë për veten, se cili është hapi i duhur. Një gjë është e qartë: ne të gjithë do të jemi të ekzaltuar, nëse vjen. Sidoqoftë, do të mallkoja veten nëse e vë nën presion, apo ndikoj në mendimin e tij. Kam pasur një situatë të ngjashme vitin e kaluar, kur duhej të merrja vendimin për veten time”. 

Related posts

STARTON SOT KAMPIONATI SHQIPTAR/ Teuta fillon mbrojtjen e titullit, Partizani e sfidon në Elbasan

Delo.autor

SKANDAL/ Vidhet ekipi i Tiranës gjatë ndeshjes, lojtarëve u “avullojnë” telefonat dhe veshjet

Delo.autor

“EL CLASICO” SPEKTAKOLARE/ Barcelona dhe “Los Blancos” ndahen në paqe, kualifikimi vendoset në “Bernabeu”

Delo.autor

Leave a Comment