Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK NDALET ME “GODITJET” NË MERKATO/ Tirana transferon ish-lojtarin e “Demave”…

Tirana duket se do të rikthehet në majë të futbollit shqiptar, të pakten merkaton po e bën që skuadra të shkojë në krye të klasifikimit. Agustin Torassa dhe Elton Cale janë zyrtarizuar në kampin bardheblu, ndërsa goditje a radhës ka ardhur.

Sipas telesport, mesfushori Idriz Batha do t’u bashkohet kryeqytetasve dhe gjithçka është kryer. Gjirokastriti ka gjetur akordin me drejtuesit dhe tashmë mbetet vetëm prezantimi i tij që me shumë mundësi do të vijë ditën e sotme.

Batha ishte dhe pranë Kukësit, por në fund vendosi për Tiranën duke qenë se bardheblutë i jepnin më shumë para në momentin e firmës. 27-vjeçari nuk do të pritet shumë mirë nga tifozët duke qenë se më herët ka luajtur për Partizanin.

Related posts

“DUAM TA KTHEJMË ITALINË ATJE KU E MERITON”/ Mancini lumturon tifozët: Do fillojmë të mendojmë për…

Delo.autor

Presidentja e Kroacisë i dhuron fanellën Vladimir Putinit, presidenti rus: Jemi krenar për Botërorin tonë!

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Statistikat e derbit, ja çfarë duhet të dini për kryendeshjen e javës…

Delo.autor

Leave a Comment