Futboll Sport

E BUJSHME NË MERKATO/ Juventus arrin akordin për 7 milionë euro me yllin francez…

Juventusi është pranë “goditjes” së bujshme në merkato.

Sipas raporteve nga Spanja, në veçanti, “El Chiringuito”, drejtues të “Zonjës së Vjetër” janë në fund të negociatave  për të nënshkruar me Adrien Rabiot.

Sipas burimit spanjoll, bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë një bonus nënshkrimi prej 10 milionë euro dhe komisione për lojtarin dhe agjentët e tij, plus një pagë prej 7 milion euro në sezon.

Kontrata e Adrien Rabiot me Paris Saint-Germain do të përfundojë më 30 qershor dhe klubi i tij i ardhshëm ende nuk është përcaktuar.

“Është një klub i madh, ne jemi ende duke e vlerësuar dhe nuk mund të them asgjë”, ka zbuluar Rabiot disa ditë më parë.

Related posts

AS RONALDO DHE AS MESSI/ Haaland befason me sulmuesin që studion për t’u përmirësuar

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Presidenti Zekja: Vllaznia s’hyn në garë për vend të dytë e të tretë. Synimi i saj, vetëm i pari

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË “SAN SIRO”/ Interi nuk arrin të gjejë golin e fitores, mbetet në vend të tretë

Delo.autor

Leave a Comment