Futboll Sport

E BUJSHME NGA KOSOVA/ Klubi shqiptar fton Milanin për një miqësore

Milan është një prej skuadrave më të mëdha italiane, dhe një nga skuadrat me më shumë tifozë në Shqipëri dhe Kosovë.

Feronikeli i ka ftuar kuqezinjtë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të zhvilluar një ndeshje  miqësore. Sipas asaj që raporton “GazetaOlle” data kur planifikohet të zhvillohet ky takim do të jetë data 10 gusht.

Por gjigandët italian nuk kanë kthyer akoma një përgjigje për sa i përket kësaj date, për shkak se do të sigurohet që nuk do të ketë angazhime të tjera në atë ditë.Feronikeli_xi_pose_bef_match_may2019_championship_game

Pavarësisht rënies që ka pasur klubi kuqezi, kujtojmë që ata janë të 2-tët pas Real Madridit për sa i përket titujve të “Champions League” me 7 të tillë. Italianët kanë një numër shumë të madh tifozësh në Kosovë dhe shpresojmë që kjo ndeshje të ndodhë, sepse do ishte kënaqësi e madhe për tifozët që ta shohin skuadrën e tyre nga afër.

Related posts

Villarreali interesohet për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

Hamilton egoist: Ende nuk është zbuluar pasardhësi im

Sadik.Autor

KAOS NË KAMPIONATIN ITALIAN/ “Ultrasit” e Interit: Lega e padenjë! Turp t’iu vijë! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment