Futboll Sport

ARGJENTINA KATASTROFË NË “COPA AMERICA”/ Simeone mbron: Ai ka nevojë për ekipin…

Argjentina e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme rrugëtimin e saj në “Copa America” duke humbur përballë Kolumbisë 0-2.

Shumica prej nesh prisnim një Argjentinë ndryshe duke ditur që në përbërje të saj ka lojtarin më të mirë në botë Leo Mesin, por na zhgënjeu të gjithëve. Është për të ardhur keq se si një lojtar që ka fituar kaq shumë trofe tek klubi i tij nuk bën dot të njëjtën gjë tek kombëtarja.

Një përgjigje për këtë e ka trajneri argjentinas i Atletiko Madridit, Diego Simeone : “Ai ka nevojë për ekipin, tek Argjentina nuk e ka të njëjtën mbështetje si tek Barcelona. Sistemi i Barcelonës është optimal për të , ai shënon 200 milionë gola, nëse nuk do të ishte për natën e Liverpulit ai do të kishte fituar edhe kampionatin edhe kupën e mbretit.” – u shpreh tekniku.

Related posts

MADHËSHTORE/ Boksieri SHQIPTAR MASAKRON KEQ rivalin SERB, e mund në raundin e…

Isa.Autor

FITORJA E PESTË RADHAZI/ Laçi mposht Kastriotin dhe “fluturojnë” në renditje

Delo.autor

ZYRTARE/ Pranoi ulje rroge për të ndihmuar klubin, ylli i Real Madrid rinovon kontratën

Delo.autor

Leave a Comment