Futboll Premier League Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Watford-Chelsea. Rezultati 1-2

Chelsea do të synojë të kthehet fuqishëm pas disfatës së fundit sot në orën 18:30 kur do të përballen me Watfordin në Vicarage Road, në kuadër të javës së 11-të të Premierligës.

Të kaltrit e Frank Lampardit u mposhtën me rezultat 2:1 nga Manchester Unitedi të mërkurën në përballjen e Carabao Cup, duke i dhënë fund ecurisë prej shtatë fitoreve radhazi.

Pasi i kanë fituar tetë dhe e kanë humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit kundër Watfordit, Chelsea është favorit për ta fituar këtë ndeshje dhe për t’iu kthyer ecurisë së mirë.

Përkundër që Watfordi e ka përforcuar repartin e mbrojtjes që nga disfata 8:0 kundër Manchester Cityt në shtator, ata ende po kanë vështirësi në fazën e sulmit dhe Chelsea do të tentojë ta shfrytëzojë këtë gjë.

 

 

LIVE/ Watford – Chelsea 1-2

 

 

MINUTA 87/ Watford ngushton rezultatin me golin e shënaur nga Gerard Deulofeu.

MINUTA 56/ Chelsea dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Christian Pulisic.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 5/ Chelsea kalon në avantazh me golin e shënuar nga Tammy Abraham.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

Oferta e parë u refuzua/ MILANI ka gati PLANIN e ÇMENDUR për Milinkoviç-Saviç

Isa.Autor

MOURINHO RIKTHEHET NË MANCHESTER/ Shikoni si e presin portugezin në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

Milan nxjerr ‘bllof’ Liverpoolin: Suso-n nuk e shesim as për 80 mln €

Q.Autor

Leave a Comment