Futboll La Liga Sport

BARCELONA BINDI DE LIGT/ Talenti holandez merr vendimin për “katalanasit”

Matijs De Ligt e ka refuzuar ofertën e Barcelonës, dhe nuk do të veshë fanellën e blaugranave sezonin tjetër.

Të paktën, kështu shkruan spanjollja “Cadena SER”, e cila thekson se vetë lojtari ka hedhur poshtë një ofertë nga Barcelona, edhe pse klubi kishte rënë në ujdi me Ajaksin, që transferimi të kryhej për shifrën e 75 milionë eurove.

Sipas këtij burimi, agjenti Mino Raiola ka qenë deciziv për këtë refuzim nga ana e De Ligt. Vetë presidenti i Barcelonës, Bartomeu, kishte udhëtuar për në Amsterdam për ta bindur lotjarin, siç bëri disa muaj më parë me De Jong, për këtë radhë duket se nuk e ka arritur qëllimin e tij.

Related posts

MILAN-PARMA/ Kurtic mposht Donnarumman dhe zhbllokon sfidën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Bufon-PSG është e kryer, pritet “drita e gjelbër” e UEFA-s

Sadik.Autor

BARCELONA/ Cubarsi kërkon falje për penalltinë e shkaktuar në Champions

F.autor

Leave a Comment