Futboll Ligue 1 Sport

PËRGATIT NJË “DHURATË” PËR PARISIENËT/ Leonardo kërkon Donnarummën tek PSG, ja oferta e “çmendur”

I larguar nga Milani në fund të sezonit, braziliani Leonardo u rikthye te PSG pak ditë më parë në rolin e drejtuesit dhe po përgatit një “dhuratë” për klubin francez, që do të vijë pikërisht nga klubi kuqezi.

Bëhet fjalë për portierin Gigio Donnarumma, të cilin Leonardo e vlerëson shumë dhe është gati të ofrojë 60 milionë euro për Milanin dhe një kontratë 5-vjeçare me 8 milionë euro në sezon, për gardianin italian.

Vetë Donnarumma do të preferonte të vazhdonte ende në klubin kuqezi, por drejtuesit e Milanit kanë ndërmend të rregullojnë sa më shpejt aspektin financiar dhe vetëm numri 99 i portës mund të sigurojë para mjaftueshëm për të ndikuar në bilanc.

Megjithatë vlen të theksohet se kalimi i Donnarummës te PSG do të varet shumë edhe nga fushata e shitjeve të klubit francez, pasi këta të fundit për momentin nuk mund të kalojnë në aventurë dhe të rrezikojnë me Fair Play-n Financiar.

Related posts

DYBALA “SHPËTIMTARI” I JUVENTUS/ Ylli argjentinas vjen nga stoli dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Xherdan SHAQIRI uron FESTËN E KURBAN BAJRAMIT të gjithë SHQIPTARËVE (FOTO)

Isa.Autor

LIVERPOOLI NË ANKTH/ Doli nga fusha i DËMTUAR RËNDË, zbulon gjendja e SALAH

Isa.Autor

Leave a Comment