Futboll Sport

“AKSIDENTI QË TRONDITI BOTËN E FUTBOLLIT”/ Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Sala

Një person është arrestuar me dyshimin e vrasjes së futbollistit argjentinas, Emiliano Sala.

Prokurorët që po hetojnë ngjarjen thonë se burri 64-vjeçar mund ta ketë kryer krimin pa paramendim.

I dyshuari i cili do të mbetet i paidentifikuar deri në ngritjen e akuzave po mbahet nën hetim në gjendje të lirë pasi ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet.

Futbollisti 28-vjeçar Sala humbi jetën më 21 janar të këtij viti teksa fluturonte me avion privat nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mendohet se avioni në fluturim e sipër pësoi një avari dhe u rrëzua në ujërat e kanalit të La Manshit.

Trupi i futbollistit të ri u zbulua rreth dy javë më vonë në fundin e detit, ndërsa trupi i pilotit të tij ende nuk është gjetur.

Sala pak ditë përpara aksidentit tragjik kishte firmosur transfertën nga ekipi francez i Nantes dhe për t’u zhvendosur si sulmues në Premier Ligën angleze me klubin “Kardif Siti” në këmbim të shifrës rekord prej 17 milionë dollarë

Related posts

“EURO 2020″/ Spanja duhet të bëjë kujdes, Zvicra një rivale “dinake”

Delo.autor

VJEN KONFIRMIMI/ Zbulohet stadiumi ku do luhet Superkupa e Europës

Delo.autor

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Inter-Juventus. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment