Futboll Kategoria Superiore Sport

OFENDOI RËNDË KOSOVARËT/ Klubi i Tiranës kërkon ndjesë publike: Lojtari do dënohet…

Futbollisti i Tiranës Jurgen Goxha ka ofenduar rënd me anë të një komenti lojtarët e Kosovës.

Pas këtij ofendimi ka reaguar skuadra e Tiranës e cila përmes një njoftimi thekson se futbollisti do të denohet në bazë të masave disiplinore të parashikuar në kontratë.

24-herë kampionët e vendit e kanë dënuar publikisht komentin aspak korrekt të futbollistit të tyre, duke kërkuar ndjesë publike.

REAGIMI I TIRANËS:

Klubi i Futbollit Tirana dënon publikisht komentin aspak korrekt të futbollistit Jurgen Goxhaj në rrjetet sociale.

Futbollistët duhen të përcjellin vlera dhe kanë përgjegjësi për veprimet dhe çdo fjalë të shkruar apo thënë.

Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë publike për komentin e nxituar që cënon imazhin e klubit si dhe bën me dije që ndaj lojtarit do të ketë një masë disiplinore, të parashikuar në kontratë.

Related posts

RRËFIMI PËR MEDIAT SPANJOLLE/ Gallego: Te Kastrioti më thanë që do luftonim për Europën, mbeta i habitur ku imami…

Isa.Autor

DËNIM I RËNDË/ UEFA pezullon finalisten e Europa League për një sezon

Isa.Autor

E FUNDIT/ Griezmann kërkon shtëpi në Barcelonë

Q.Autor

Leave a Comment