Futboll Sport

“TË NDËRTOJMË NJË EKIP PA TË”/ Mario Kempes: Ja çfarë do të ndodhte po t’i hiqnim Messin

Mario Kempes ka qenë një nga legjendat e Argjentinës, një nga sulmuesit e brezit të artë që fituan Kupën e Botës, ndaj di mirë se çfarë do të thotë të fitosh trofe me përfaqësuesen. Tani, ish-sulmuesi i përfaqësueses mendon se periudhës ku Argjentina varte shpresat te Mesi po i vjen fundi, pasi lojtari ka filluar të ndjejë lodhjen e moshës dhe stresit duke mbajtur gjithmonë mbi shpatulla ekipin.

“Siç janë gjërat, t’i japim pushim Mesit nuk do të ishte keq. Duket qartë që problemi është kjo varësi ndaj tij. Ekipi ka mungesë personaliteti pasi e vetmja gjë që mundon të bëjë është t’i pasojë topin atij. Çfarë do të ndodhte po t’i hiqnim Mesin këtij ekipi? Pse të mos provojmë të bëjmë një skuadër pa të dhe të shohim nëse shpërthejnë lojtarët e mirë që shfaqen në nivele të larta me klubet e tyre”, tha Kempes.

“Ai është më i miri në botë, është e pamundur ta zëvendësosh. Nuk gjen më një si Mesi, por mund të arrish të ndërtosh një ekip kombëtar edhe pa më të mirin në botë. Gjërat mund të të shkojnë keq, por keq kanë shkuar edhe më parë. Me Mesin në ekip, askush nuk tregon personalitet.

Vitet kalojnë dhe ai e kupton që ka nevojë për pushime. Mendoj se ka dhënë me ekipin kombëtar. AI dëshiron të bëjë më shumë, por vitet kalojnë dhe lodhja ndjehet. Ai bëri çfarë ishte e mundur për të që të fitonte me kombëtaren diçka”, deklaroi Kempes për “Pleshtin” i cili javën e ardhshme mbushi 32-vjeç.

Related posts

Klopp: Ata na respektuan më shumë sesa duhet. Beckenbauer më do te Bayern? Më…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një krosimi nga Sancho, sulmuesi Abraham ndëshkon për “Tre Luanët” (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Ka luajtur me Lazion dhe Torinon në Serie A, klubi shqiptar prezanton goditjen e bujshme

Delo.autor

Leave a Comment